Policia zvicerane ka konfirmuar se ka marrë një lajmërim se një bombë është e vendosur në Kongresin e FIFA-s që po mbahet në Zurich.
Për këtë arsye, Kongresi menjëherë ka pezulluar punën, për të paktën një orë e gjysmë.
Policia në këto momente është duke hetuar nëse bomba është e vendosur në Pallatin ku po mbahet kongresi, apo alarmi ka qenë i rrejshëm.