Kaos në Elbasan

Dhjetëra tifozë kanë arritur në qytetin e Elbasanit, më saktësisht para stadiumit, Elbasan Arena. Nëpër rrugë është duke u krijuar një kaos i madh për bileta, pasi tifozët nuk dinë ku të orientohen për të gjetur një të tillë.

Dhjetra tifozë të mbërritur në Elbasan janë në kërkim të një bilete për të parë nga stadiumi ndeshjen por pavarësisht kërkesave të shumta, situata nuk ka zgjidhje dhe biletat mungojnë.