Kante i bindur të qëndroj te Chelsea dhe të arrij suksese me klubin londinez

N’Golo Kanté ishte mes lojtarëve të synuar nga Barcelona për sezonin e ardhshëm. Lojtarit 31-vjeçar i ka skaduar kontrata dhe do të ishte një përforcim tërheqës për shumëkënd (me parametër zero), por ai ndihet mirë te Chelsea dhe këtë e shpreh publikisht.

“Ky është një projekt emocionues. Fatkeqësisht, sezoni nuk ishte për standardet e Chelsea-t, por ne të gjithë duam të vazhdojmë në rrugën e duhur, të fitojmë trofe dhe të jemi të suksesshëm,” tha francezi për Sky Sports.

Kante pritet të rinovojë kontratën deri në vitin 2025 me opsionin (e drejtë e klubit) për të rinovuar edhe një vit tjetër.

Juventus barazon në frymën e fundit ndaj Sevillës, kualifikimi vendoset në Spanjë

Mourinho me fjalë të mëdha për talentin Bove: Është i pjekur si një 30-vjeçar