Kane shpallet përsëri lojtari i muajit në Angli

Futbollisti i Tottenhamit, Harry Kane, është shpallur futbollisti i muajit shkurt në Angli.

Sulmuesi i Tottenhamit ka shënuar katër gola gjatë muajit të kaluar, duke u bërë vetëm futbollisti i katërt që e fiton këtë çmim për dy muaj me radhë.

Më herët një gjë të tillë e kanë bërë Cristiano Ronaldo, Dennis Bergkamp dhe Robbie Fowler. /Gazeta Olle