Kane edhe me një rekord të ri

Sulmuesi anglez i Tottenahm Hotspur, Harry Kane, është bërë lojtari më i ri në Premierligë, këtë edicion që ka mbajtur shiritin e kapitenit.

21-vjeçarit i ishte besuar shiriti i kapitenit në ndeshjen ndaj Burnleyt, nga trajneri Mauricio Pochettino, në barazimin pa gola 0:0.

Pas ndeshjes Pochettino, tha se Kane meriton plotësisht shiritin e kapitenit. “Ai e meriton të mbajë shiritin e kapitenit. Kane ka cilësi të jashtëzakonshme dhe është edhe një lider në fushë”, deklaroi Pochettino.