Kanë dalë nga futbolli kosovar, tani vlera e tyre kalon miliona euro

Milot Rashica, Vedat Muriqi dhe Amir Rrahmani po kalojnë momente fantastike në klubet e tyre, ku janë shndërruar në futbollist kyç.

Miloti po shkëlqen me Werderin, Muriqi po i mbytë kundërshtarët gola në Turqi me Fenerbhacen, ndërsa Rrahmani është ‘Muri i Berlinit’ te Verona, shkruan në artikullin e sotshëm “Reporteri”.

Që të tre këta futbollist karrierën e kanë nisur në Kosovë, Miloti me Vushtrrinë, Vedati me Lirinë e Prizrenit dhe Amiri me Drenicën.

Dikur luanin në lloçin e Kosovës, sot luajnë në kampionate shumë të forta dhe me kundërshtarë që ndoshta nuk kanë besuar që do të mund të përballen një ditë.

Milot Rashica dhe Vedat Muriqi janë futbollistët më të vlefshëm në klubet e tyre, sipas Transfermarkt.

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani është futbollisti i katërt më i vlefshëm te Verona, derisa thuhet se ka arritur marrëveshje me Napolin.