Është bërë një javë nga dominimi i Kylian Mbappes dhe Erling Haalandit në Ligën e Kampionëve dhe kandidati për president të Barcelonës, Toni Freixa beson se klubi mund të nënshkruajë me të dy yjet.
Freixa është një ndër tre kandidatët që duan stolin e presidentit të Barcelonës, zgjedhjet që do mbahen me 7 mars.
Freixa që paralajmëroi se nëse fiton zgjedhjet do garantojë investimin e 250 milionë eurove në klub, ndërsa tani thotë se do transferojë edhe dy yjet Haaland dhe Mbappe në “Camp Nou”.
“Transferimi i Mbappe dhe Haaland? Është absolutisht i mundur dhe kjo është çfarë Barcelona duhet të bëj, të nënshkruajë me yje të atij niveli”.
“Ne asnjëherë nuk flasim për lojtarët derisa i prezantojmë. Është strategji e keqe sepse klubet e tjera hyjnë në garë dhe ndalojnë negociatat”, tha ai.
Sidoqoftë, Freixa thuhet se ka fituar vetëm 3.7 për qind të votave dhe Joan Laporta shihet si favoriti kryesor.