Kampioni vjen në Kosovë (FOTO)

Kampioni i Australisë me Melbourne Victory, Besart Berisha, ndodhet në Kosovë. Sulmuesi prishtinas do të kalojë pushimet në vendlindje.

Është baxhanaku i tij, Enis Fetahu, që ka postuar një foto bashkë me të.

Besarti ditë më parë fitoi titullin edhe me Melbourne Victory, kurse një tjetër çmim të madh që e mori ishte ai TAG Golden Foot (Këpuca e Artë). (Gazeta Olle)