Kampioni po i mungon shumë pretendentit për titull kampioni

Lojtari kampion, Leart Emini po i mungon trajnerit kampion, Ismet Munishi dhe ekipit i cili në këtë edicion synon që të dal kampion, Hajvalisë.

Mesfushorit kreativ nga Prishtina i’a ktheu fati shpinën në një ndeshje miqësore me 2 Korrikun, pak ditë para se ta nis kampionatin me ç’rast e pësoi një lëndim të rëndë.

Learti u dëmtua rëndë në ligamente derisa nuk shpëtoi pa u futur në ‘brisk’ (operacion). Ai rrëfehet për Gazetën ‘Olle’. “Dita-ditës kam përmirësime. Terapitë kanë shkuar shumë mirë dhe me këtë rast dua ta falënderojë fizeoterapetuin Ervin Meçikukiqi, i cili më ka ndihmuar shumë. Në këto ditë të vështira e kam pasur përkrahjen e të githëve, familjes e shoqërisë por në veçanti të trajnerit Ismet Munishi, i cili është kujdesur për mua si me qenë prind i dytë. Dua ta falënderojë me zemër trajnerin”, ka thënë në një bisedë për Gazetën ‘Olle’, Leart Emini.

Atij është duke i munguar shumë loja me shokët, dhe harmonia e mirë që po mbretëron te Hajvalia. “Jam mësuar që shumicën e kohës ta kalojë me futboll. Paska qenë kështu e shkruar dhe me ndihmën e Zotit shpresoj se do të kthehem më i fortë”, pohoi Emini.

Në pyetjen se cilat janë gjasat e Hajvalisë që të dal kampion, ‘Leo’ deklaroi: “Hajvalia e ka trajnerin më të mirë në Kosovë, dhe ekipin më të mirë. Besoj fuqishëm në titull. Shpresoj që mos ta humbim hapin”, përfundoi Leart Emini.

Flamurtari, Trepça, Hysi, Prishtina, Llamkos Kosova dhe Hajvalia janë skuadrat në të cilët është paraqitur gjatë karrierës së tij, Leart Emini. Ky i fundit ndonëse në moshë të re, ka në bagazhin e tij disa tituj. Me Prishtinën e fitojë titullin e kampionit dhe Kupën e Kosovës derisa me Llamkosin, sërish e shijojë titullin vitin  e kaluar.