Kampioni konfirmon pjesëmarrjen në Ligën Unike dhe synon mbrojtjen e titullit

Golden Eagle Ylli fitoi edicionin e parë të Ligës Unike, që u zhvillua në formë të Final 8.

Skuadra nga Theranda fitoi edhe titullin në Kosovë, duke përfunduar edicionin me dy trofe.
Ylli ka konfirmuar pjesëmarrjen për edicionin e ri të Ligës Unike, që është skuadra e parë, derisa deri në fund të javës do të kompletohen tetë skuadrat që do të marrin pjesë në këtë edicion.
Therandasit kanë bërë disa transferime, duke qenë shumë aktivë në afatin kalimtar dhe synojnë të mbrojnë titullin.
Risi në këtë edicion do të jetë edhe fillimi i garës në konkurrencën e femrave, me tri skuadra nga Kosova dhe tri nga Shqipëria, derisa shorti për të dy konkurrencat do të hidhet në muajin gusht.
Edicioni i ri në Ligën Unike do të fillojë më 20/21 Tetor, kurse para fillimit të garave do të organizohet Superkupa Mbarëkombëtare në të dy konkurrencat.

Sportisti i arratisur kishte lënë një letër, këto ishin fjalët emocionuese të tij

Flamuri i Kosovës vendoset në Fshatin Olimpik të Lojërave Olimpike Tokyo 2020