Kampioni i pafuqishëm

Atletico Madrid nuk ka arritur të marr më shumë se një barazimi 2:2, në udhëtim ndaj skaudrës së Malagas.

Kampioni i La Ligas, e nisi për mrekulli ndeshjen duke shënuar në minutën e 25-të me Griezmann, por në minutën e 37-të Fernando Torres shënoi një autogol për të barazuar shifrat në 1:1, me të cilin rezultat përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë të parët në epërsi kaluan vendasit me golin e shënuar nga Samuel, por ishte sërish Griezmann i cili barazoi në minutën e 78-të në 2:2, me të cilin rezultat përfundoi ndeshja.

Pas këtij barazimi Atletico Madrid mbanë pozitën e tretë me 66 pikë të tubuara.