Kampioni i botës në boks kthehet në Ukrainë për të luftuar

Oleksander Usyk ka vendosur të kthehet në Ukrainë dhe të luftojë nëse do të jetë e nevojshme për të mbrojtur vendin e tij. Kampioni i peshave të rënda në boks ka deklaruar se ishte kthyer nga Anglia menjëherë për të qenë i gatshëm për luftën, ndërsa i bëri edhe një thirrje Putin që të ndalonte agresionin ndaj Ukrainës.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ai i bëri thirrje edhe popullit rus që të ngihej kundër Putin dhe vendimit të tij për të nisur një luftë të pakuptimtë.

“Do të dëshiroja që të flisja me popullin rus. Nëse na cilësoni vëllezër, mos lejoni që fëmijët tuaj të vijnë të luftojnë në Ukrainë’, shkruante fillimisht ai, duke iu drejtuar më pas direkt Putin. “Mund të ndalësh këtë luftë. Të lutëm, ulu dhe negocio me ne pa pretendime të kota. Fëmijët tanë, gratë tona dhe gjyshet tona janë fshehur nëpër bodrume. Ne po qëndrojmë këtu në vendin tonë, nuk mund të bëjmë asgjë tjetër veçse të mbrohemi”, shkruante Usyk në postimin e tij.

Usyk pak më parë kishte përgënjeshtruar lajmin se ishte arratisur nga Ukraina sapo kishte mësuar se po fillonte lufta dhe për të vërtetuar kthimin e tij, kishte postuar video nga Kievi.

Anglia merr sanksionin më të rëndë ndaj Rusisë

Barcelona shënon fitore të thellë ndaj Athletic Bilbaos