Kampioni e nis furishëm, fitojnë edhe Liverpool e City

Kampioni në fuqi i Ligës së Kampionëve, Bayern Munich, e ka nosur furishëm edicionin e ri të ‘Championsit’.

Bavarezët mposhtën në shtëpi Atletico Madridin 4:0, shkruan Gazeta Olle.

Coman (2) Goretzka dhe Toliso shënuan golat.

Fitore në udhëtim realizoi edhe Liverpooli, që mundi 1:0 Ajaxin. Tagliafico shënoi autogol.

Ylli kosovar i Zvicrës, Xherdan Shaqiri, luajti prej minutës së 60 për Liverpoolin.

Manchester City mundi Porton 3:1, ndërsa Interi u befasua në shtëpi, duke barazuar 2:2 me Borussia Monvhengladbach.

Lukaku realizoi të dy golat për italianët.