Kampionët nuk shënojnë, Shotani nuk brengoset

Kosova e Vushtrrisë ka arritur të marr pikën e parë në pranverë pasi barazoi 0:0 me Vëllaznimin. Kampionët aktual nuk kanë shënuar ende gol në pranverë në katër ndeshje, ndërsa kjo nuk e bregos trajnerin Bekim Shotani i cili thotë se në mungesë të një sulmuesi duhet të presin që golat të vijnë.

“Po ne deri te rastet po vijmë, por po na mungon shënimi pasi kemi edhe mungesë të një sulmuesi me përvojë”, pohoi Shotani për Gazetaolle.com.

Trajneri që zëvendësoi Ismet Munishin, është ndarë i kënaqur me barazimin nw Gjakovw dhe e sheh si pikë kthese për skuadrën.

“Së pari më duhet ta përmendi një mikëpritje e shkëlqyshme e Vëllaznimit. Rezultati baras besoj që është real. Për lojtarët tanë ka qenë kthimi i vetbesimit pas dy humbjeve. Shpresoj që do tu kthehemi edhe fitoreve dhe lojrave të mira edhe pse kemi 7 junior në përberjen e 18 lojtarëve. Shpresoj që në vazhdim të kampionatit do ta tregojmë ftyrën e vërtet”, nënvizoi Shotani.

Kosova ka marrë vetëm një pikë në pranverë por kjo nuk e shqetëson Shotanin që besoj se skuadra e tij nuk do të zhytet në ujërat e mbijetesës.

“Besoj që jo, pasi ka shumë ndeshje edhe jemi me fat që kemi pikë të fituara nga kampionatin vjeshtor edhe duelet mes veti duhet gjithsesi mos t’i humbim”, përfundoi trajneri vushtrrias.