Kampionët e Kosovës në basketboll, KB Golden Eagle Ylli kanë arritur marrëveshje me Makol Mawien, qendrën amerikane që pritet të jetë transferimi i fundit.
Skuadra e Adis Besiragic këtë vit e ka filluar në mënyrën më të mirë, duke arritur fitore në Minatori dhe fituar pozitën e liderit në Art Motion Superliga.
Makol Mawien gjatë karrierës ka shënuar 12.1 pikë për ndeshje, 11.6 kërcime dhe 1 asistim për ndeshje.