Kampionët e nisin me fitore edicionin e ri në Superligën e Juniorëve, triumfojnë edhe Drita dhe Prishtina

Ballkani e ka nisur me fitore edicionin e ri në Superligën e Juniorëve.

Suharekasit e kanë mposhtur Llapit në shtëpi me rezultat minimal 1-0, shkruan Gazeta Olle.

Fitore gjatë ditës së sotme kanë shënuar edhe Drita dhe Prishtina.

Gjilanasit kanë fituar në udhëtim te Besa e Pejës, me rezultat 2-1, ndërsa kryeqytetasit si vendas kanë triumfuar ndaj Istogut 1-0.

Duel tjetër interesant u zhvillua edhe në Ferizaj, ku u shënuan plot pesë gola. 2 Korriku u mposht në udhëtim te Ferizaj me rezultat 3-2.

Nesër e fillojnë kampionatin edhe nënkampionët, Gjilani të cilët do ta presin Trepçën ’89.

/Gazeta Olle/

 

U lëndua me kombëtaren, ja kur do të rikthehet Kylian Mbappe

Kosova U19 (femrat) do t’i zhvillojë dy miqësore në Turqi