Kampionati i të rinjve mbahet nën ndriçimin e reflektorëve në stadiumin e Ramiz Sadikut

Të premten me fillim nga ora 20:30 dhe 21:45 zhvillohen ndeshjet ndërmjet Ramiz Sadikut dhe 2 Korrikut, me dy grupmoshat U13 dhe U15. 

E veçanta e këtyre ndeshjeve është se do te zhvillohen nën ndriçimin e reflektorëve në stadiumin e Ramiz Sadikut, shkruan Gazeta Olle.

Rrallë herë kemi parë në vendin tonë grupmoshat e reja të luajnë gjatë natës dhe me reflektorë.

Kjo do të jetë një përvojë mjaft e mirë për futbollistët e rinj të të dy skuadrave nga kryeqyteti.

“Ejani edhe ju dhe kënaquni me futbollin në mes dy super ekipeve në mrëmjen e së premtës”, thuhet në njoftimin e KF Ramiz Sadikut.

Rrëfimi i jashtëzakonshëm i John Terryt: Kapiteni më kapi për fyti, pasi kisha shpenzuar parat e bonusit për të blerë makinë

FBK në bashkëpunim me FIBA-n organizojnë seminarin e dytë për zhvillimin dhe fuqizimin e klubeve