Kampionati Botëror ‘Rusi 2018’ me 36 Kombëtare

Kundër kandidati i vetëm i Sepp Blatterit për president të FIFA-s, Prince Ali Bin Al Hussen, ka një plan interesant për kampionatin e ardhshëm botëror, ‘Rusi 2018’.

Ai ka deklaruar se nëse bëhet president i FIFA-s, do të zgjerojë botërorin nga 32 në 36 skuadra.

“Do të zgjerojë numrin e skuadrave në Botëror nga 32 në 36 sa më shpejtë që është e mundur. Ideale do të ishte ta nisim nga Botërori i Rusisë”, tha ai, shkruan sportsmole.co.uk.

Mirëpo, katër shtetet që do të shtoheshin nuk do të ishin nga Evropa, por nga Azia, dhe Afrika dhe Amerika.

Zgjedhjet për president të FIFA-s mbahen më 29 maj. Ali Bin ka përprahjen e madhe edhe të holandezit të tërhequr nga gara, Van Praag. (Gazeta Olle)