Kampion për herë të tretë radhazi (FOTO)

 Kastrioti i Ferizajt, është kampion i ri i Kosovës në hendboll (femrat). Ky është titulli i tretë radhazi apo i shtati i pas luftës.

Ferizajaset edhe në ndeshjen e dytë finale të play-off-it, ishin më të mira se Prishtina dhe fituan me rezultat 29:26 (13:14), ndërsa ballafaqimin e parë në Ferizaj e patën fituar me 37:29. Në pjesën e parë u zhvillua lojë me rivalitet të madh dhe prishtinaset ia dolën të shkojnë në pushim me një gol epërsi (14:13), shkruan Bota Sot.

Në pjesën e dytë, përvoja e mysafireve e bëri të veten dhe u kthyen në rezultat. Deri në minutën e 38-të rezultati ishte 17:17, kur kampionet kalojnë në epërsi dhe e thellojnë në 4 gola (19:23) në minutën e 43-të, kurse deri në fund e mbyllën takimin me shifrat 29:26.