Kampi përgatitor i Federatës së Ragbit të Kosovës

 

Fundjavën që shkoi, Federata e Ragbit të Kosovës mblodhi lojtarët e ragbit nga të gjitha ekipet e vendit në kampin përgatitor të kombëtarës së Kosovës. Ky kamp përgatitor vjen si rrjedhojë e pranimit të Kosovës në arenën ndërkombërare dhe garimit për herë të parë në histori.

Në ambiente shumë të bukura dhe në kushte optimale për ushtrime, skuadra qëndroi në Istog, për 3 ditë ku i zhvilloi ushtrimet në Stadiumin “Demush Mavraj” të cilin u ofroi Komuna e Istogut. Përpos 20 lojtarëve vendas, në këtë kamp morrën pjesë edhe 2 lojtarë të tjerë të cilët luajnë jashtë vendit, respektivisht në Francë dhe në Zvicër.

Në këtë kamp 3 ditor, fokusi i trajnerëve dhe lojtarëve ishte në përgatitjen fizike, strategjike, taktike dhe përmbajtësore të lojërave në muajin e ardhshëm në kuadër të Conference 2.

Turneu Conference 2 i Rugby Europe 7s do të mbahet Maltë, në stadiumin Hibernians më 11 dhe 12 qershor, ku Kosova që do të përballet me pesë vende tjera në rrugëtimin për t’u ngjitur në shkallët e Rugby Europe. Kosova do të përballet me Maltën, Slloveninë, Sllovakinë, San Marinon dhe Estoninë teksa kërkojnë promovimin në Conference 1 të Rugby Europe – niveli i tretë i ragbit evropian. Secila prej skuadrave do të luajë kundër njëra-tjetrës, përpara se të kalojë në një strukturë play-off e cila do të përcaktojë se cili vend do të arrijë kalimin në nivel më të lartë.

Kjo ngjarje u mundësua nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komuna Istog, Misioni i Eulex në Kosovë, Trofta – Istog, dhe Agjensioni Kosovar Anti-Doping.

 

 

 

 

 

 

Donjeta Sadiku i siguron Kosovës medalje botërore në boks

Malisheva ia dedikon fitoren ndaj Gjilanit tifozit që pati probleme shëndetësore