Shqipëria ka fituar ndeshjen e parë në Ligën e Kombeve, duke marrë një rezultat superior në udhëtim.
Të drejtuarit e Sylvinhos arritën fitore me rikthim në Pragë, ku Ukraina zhvillon ndeshjet si vendas.
Në minutën e 49-të, vendasit kaluan në epërsi me golin e shënuar nga Konoplya.
Kundërpërgjigja ishte e menjëhershme nga Ismajli, i cili barazoi shifrat në 1-1.
Për rezultatin përfundimtar u përkujdes Asani, i cili me golin e tij vendosi ndeshjen me rezultatin Ukrainë 1-2 Shqipëri.