Kamer Qaka largohet nga Shkëndija

KF Shkëndija dhe mesfushori Kamer Qaka kanë rënë dakord që të ndajnë rrugët.

Mesfushori që luajti për Kombëtaren e Shqipërisë, ka bërë karrierë në Norvegji dhe Rumani, para se të bashkohej me kuqezinjtë.

“Qaka nuk do të jetë në të ardhmen pjesë e Shkëndijës, ndërsa bashkëpunimi është ndërprerë me marrëveshje ndërmjet të dyja palëve”.

No image

“Rikujtojmë që Kamer Qaka skuadrës sonë iu bashkëngjit në muajin janar vitit 2021, dhe me Shkëndijën e fitoi titullin e kampionit të Maqedonisë së Veriut”.

“KF Shkëndija e falënderon Kamer Qakën për kontributin e dhënë në fanellën kuqezi, duke i uruar shumë fat dhe suksese në vazhdim të karrierës së tij”, thuhet në komunikatën e klubit.

Shumë skuadra pas Kumbullës, por Mourinho nuk e lejon largimin e tij nga Roma

Gjyqtarët flasin për VAR-in në Kosovë dhe kritikat e mëdha nga trajnerët