Kamberi shënon golin e fitores së Sheffield Wed

Sulmuesi shqiptar, Florian Kamberi, ishte heroi i Shefild Uendsdejt, në triumfin që skuadra angleze arriti në transfertë ndaj Mansfield, në sfidën e vlefshme për EFL Trophy.

Kamberi u aktivizua titullar në këtë përballje, teksa në minutën e 90-të, gjeti rrugën e rrjetës, duke i dhuruar një triumf të artë skuadrës së tij.

Ky ishte goli i dytë i Kamberit, me fanellën e Shefild. Sulmuesi u transferua në merkaton e verës nga skocezët e Aberdinit, tek ekipi që militon në ligën e tretë angleze.

Për sa i përket Kombëtares, vlen të theksohet se Kamberi, u grumbullua nga Reja në ndeshjet e muajit mars ndaj Anglisë, San Marinos dhe Andorrës, por nuk arriti të luante asnjë minutë. Duke parë organikën e mbipopulluar në ofensivë 26-vjeçari është lënë në hije dhe momentalisht del si një i tepërt.

 

Sonte Itali – Spanjë, gjysmëfinalja e Ligës së Kombeve

Skandali në prezantimin e EURO 2024, fshin Kosovën nga harta dhe e fut në Serbi