‘Kam këshilltar në Evropë, nuk gjuaj me shishe, më vështirë te ’89-shi se në Real Madrid’!

 

Ndeshja Hajvalia – Trepça ’89 ishte e fundit për trajnerin nga Mitrovica, Fahredin Duraku në krye të ’89-shit.

Ai pas ndeshjes u largua nga kryesia e klubit me pretekstin se nuk ka pasur disiplinë nën drejtimin  e tij. Madje, zyrtari i ‘Minatorëve’, Ilir Bojku deklaroi për Gazetaolle.com se Duraku, nuk është në gjendje që të drejtojë një ekip të parë por vetëm skuadër të kategorive të reja.

Duraku nuk u njoftua menjëherë pas ndeshjes për shkarkimin por pas disa orësh. “Kam qenë në televizion dhe nuk më ka funksionuar telefoni kur më ka telefonuar Bojku. Ai është dashur që të vijë dhe të më thotë se jam shkarkuar. Është dashur të flasim direkt se pse, në mënyrë shoqërore. Ne jemi shokë, jemi nga Mitrovica dhe kemi respekt për njëri-tjetrin. Do të pijmë kafe përsëri, do të përcjellim lojë përsëri së bashku”, nis bisedën për Gazetaolle.com, Fahredin Duraku. “Duraku është shkarkuar për Arbër Potokun, kështu më ka thënë Ilir Bojku. Ai djali të ka shkarkuar, sepse i kemi marrë dy gola faji i tij”, shtoi Duraku.

“Unë punojë në mënyrë shkollore në mënyrë pedagogjike. Ata (Trepça ’89) duhet të gëzohen që kanë punuar me Fahredin Durakun. Lojtarët duhet të kenë kulturë familjare, mitrovicasit janë të kulturuar. Nuk jam unë që gjuaj me shishe sikurse disa trajnerë. Jam dal nga Kosova si 20-vjeçar, dhe kam sjell mentalitet fitues”, potencoi Fahredin Duraku. Kujtojmë se Duraku dhe ish-trajneri i Trepçës ’89, Rafet Prekazi kanë hyrë disa herë në polemika kohë më parë.

Në pyetjen sa po aludon në Prekazin që gjuan me shishe, ai deklaroi. “Jo, jo unë nuk merrem me atë. Unë i kam këshilltarët e mi në Evropë të cilët më thonë se nuk duhet të hyjë në një thes me gjithkënd”, shtoi ai.

Në fund, Duraku tha se më vështirë është të drejtohet Trepça ’89 se sa Real Madridi.

Durakun te Trepça ’89 e zëvendësoi Afrim Tovërlani.