‘Kam frikë se mos im bir ndihet fajtor’

Mes uljeve dhe ngritjeve që të ofron jeta. Mes dëshirave të së ardhmes dhe vështirësive të së shkuarës. Alban Hoxha është aty më i fortë se kurrë duke përballuar gjithcka. I lindur pa baba do të rrisë një fëmijë pa nënë. Kjo është drama që jeta i ofroi portierit të Partizanit, por ai tani i mban lotët…

Si ka qenë fëmijëria juaj?

Kam qenë shumë harrakat dhe s’më pranonin në shtëpitë e të tjerëve. Kam lindur në Cërrik.

Kur erdhi lidhja juaj me futbollin?

Kam filluar që në moshën 6 vjec. Që në fillim kam qenë portier. Im atë ka qenë portier me Cërrikun. Edhe ai ka qenë te Partizani.

Si i ke marrëdhëniet me motrën?

Kam marrëdhënie të mira shumë me të flas shpesh.

Me kë i ke pasur marrëdhëniet më të mira me nënën apo babanë?

Me nënën sepse im atë më ka lënë shumë të vogël. Mbaj mend një makinë që më ka blerë një ditë përpara se të ndahej nga jeta. E kam ruajtur atë makinë edhe ditët e sotme.

Sa e vështirë ishte?

Thonë që nëna të lë jetim dhe babai të lë fukara. Në Cërrik nëna ime nuk mund të punonte. Ishte shumë e vështirë ana ekonomike dhe na mungonte mbështetja e babait.

Kush kujdesej ekonomikisht për ju?

Nëna ime bënte arusha dhe i shiste pastaj deri sa gjeti një punë.

A të mungonte babai?

Kur isha fëmijë nuk e kuptoja shumë. Kur isha adoleshent e kuptova që më mungonte shumë.

Ti u bëre futbollist prej babait?

Jo e doja edhe vetë, por sigurisht që edhe prej tij. E doja edhe vetë futbollin. Megjithatë edhe nëna ime më ka mbështetur dhe ka dashur shumë të më shihte në stadium. Kur erdha te Dinamo e kisha shumë të vështirë dhe ajo më mbushi mendjen të qëndroja aty.

Kush e nuhati profesionalisht talentin tënd?

Trajneri Sulejman Hajro në Cërrik dhe Edmond Gëzdari më ka marrë në kombëtare. Mendoj se ai ka qenë.

Sa e vështirë ka qenë?

Sigurisht që është shumë. Në fakt ka pasur edhe bërryla të tipit që pse mban këtë portierin nga Cërriku dhe nuk fut djemtë tanë. Kam pasur edhe mendime për ta lënë sportin.

Keni një ndeshje që keni qenë më dobët?

Nuk kam ndonjë ndeshje të tillë, por sigurisht që ka pasur momente të vështira. Humbja në Shkodër ndoshta ka qenë një gol që mund ta evitoja.

Pritja më e bukur që keni bërë?

Ka shumë. Kam bërë një pritje në derbin me Tiranën që ishte vërtet e vështirë.

Cfarë babai je ti?

Mendoj se jam baba i mirë edhe pse shumë pak kohë. Ndihem shumë keq pa bashkëshorten time. Zoti ka shkruar këtë dhë dhe mundohem të mos shfaqem këto kohë. Qaj shumë, por mundohem të mos shfaqem te njerëzit.

Si do t’ia shpjegosh kur të pyesë ku është mami?

Kjo është pyetja më e vështirë. Kam menduar se do të jetë shumë e vështirë, por kam frikë se mos ai bën veten fajtor kur të rritet. Megjithatë nuk është ky problem.

Pse kërkuat atësinë e djalit, cfarë problemi kishte?

Ishte një dramë e madhe që është bërë nga gazetarët. Dori, bashkëshortja ime ishte shumë keq dhe nuk mund të thoshte dot emrin që babai i djalit isha unë. Në ligjin shqiptar vetëm ajo duhet ta thotë, por në atë kohë nuk fliste dot. Kështu që fëmija u rregjistrua në emrin e saj. Tani është një gjyq formal.

Sa e ndien rivalitetin me Tiranën dhe a besoni tek titulli?

Sigurisht që besojmë sepse nëse nuk ke besim. Tirana është ekipi ynë rival më i fortë. Në fund mendoj se do të jemi ne kampionë dhe kemi skuadër më kompakte.

Mendon që do të vijë dita të jesh titullar në kombëtare?

Në fillim thosha të luaja me Turbinën dhe e arrita. Pastaj doja thjesht në Superiore, pastaj doja një ekip të madh dhe e arrita. Tani dua të jem titullar në kombëtare dhe të shpresoj ta arrij.

Cfarë ka më shumë Berisha se Alban Hoxha?

Nuk e di. Ndoshta fakti që luajnë në një ekip dhe në një kampionat të madh. Megjithatë kam edhe unë disa oferta. Ka qenë Kievo që ka bërë një ofertë dhe në fund të sezonit do të flitet. Do të doja të luaja me Milanin.

Cili është portiere më i mirë në botë?

Nojer është, por mua më pëlqen më shumë Bufon. Nojer luan si mbrojtës dhe është një portier që ka shumë siguri. Ai ka sjellë dicka ndryshe.