Kalon minuta e 75-të në ndeshjen Gambia – Kosova, ky është rezultati momental

Kosova po zhvillon miqësore në Antalya të Turqisë ndaj Gambias.

Kjo është miqësorja e katërt gjatë muajit qershor për dardanët, shkruan Gazeta Olle.

Kur kanë mbetur edhe 15-të minuta deri në fund, rezultati mbetet 0-0.

Kosova ishte shumë më e mirë në pjesën e parë, por nuk arritën të kalojnë në epërsi.

Loshaj dhe Daku patë dy raste shënimi por që nuk realizuan.

Rastin më të mirë në 45 minutat e para e pati Topalli, por goditjen e tij e priti portieri i afrikanëve.

Ndërsa në pjesën e dytë kanë munguar rastet për dardanët.

/Gazeta Olle/