Kaloi testet mjekësore te Juventusi, por Kulusevski nuk do të mund të luajë edhe 6 muaj në këtë fanellë

Dejan Kulusevski ka kaluar testet mjekësore te skuadra e Juventusit.

Këta të fundit paguan 35 milionë euro plus 9 milionë bonuse për futbollistin në fjalë, përcjellë Gazeta Olle.

Por, suedezi është i huazuar nga Genoa te Parma dhe huazimi i tij përfundon pas 6 muajsh.

Drejtuesit e Juventusit kanë tentuar ta bindin ekipin e Parmës ta lënë të lirë futbollistin e talentuar, por panvarsisht se në ofertë ishte edhe Pjaca, ekipi në fjalë nuk pranoi.

Kulusevski do të luajë me Juventusin sezonin tjetër dhe tashmë Parma i prish planet trajnerit Sarri./Gazeta Olle