Kalimi i Muriqit te CSKA Moska duket punë e kryer

Vedat Muriqi është shumë pranë kalimi në Rusi, aq sa mediat turke e bëjnë fakt të kryer këtë gjë duke zbuluar dhe shifrat e transferimit.

Lajmet thonë se kosovari do të jetë pjesë e skuadrës së CSKA Moskës se bashku lojtarin e Lille, Jusuf Jazicin.

Operacioni pritet të jetë një huazim për 2.5 milionë euro dhe me të drejtë blerjeje për 8 milionë.

Për momentin nuk ka asnjë zyrtarizim nga klubet, por tashmë dihet që Muriqi nuk është pjesë e planeve të trajnerit të Lazios, Maurizio Sarri.

Flitej edhe për interesimin e klubeve angleze, por duhet se nuk ka asgjë konkretet.

Laçi nënshkruan me dy ish lojtarë të Superligës së Kosovës

Dyshja që luajtën në Superligën e Kosovës në vjeshtë, nesër pritet të debutojnë me Dinamon