Kaka zbulon favoritët për Kampionatin Botëror

Ricardo Kaka rikthehet protagonist nëpërmjet një interviste. Ish ylli i Milan flet mbi të gjitha për Botërorin Katar 2022 që starton pas pak ditësh, ku shikon Brazilin e tij si favoritin e madh për të ngritur Kupën.

Brazili është favorit, pasi prej kohësh punon për këtë projekt. Konfirmimi i trajnerit Tite ishte pozitiv, pasi tani grupi ka eksperiencën e duhur, dhe mund të menaxhojë momentet negative. Në dy vitet e fundit janë rritur shumë Vinicus, Rodrigo, Antony.

Ka dhe të tjerë, Bremer nuk e njihja deri para pak muajsh, por është shumë i fortë. Pas Brazilit vë Argjentinën dhe Francën, ndërsa si surprizë të mundshme shikoj Serbinë, është shumë e rrezikshme“.

Kaka foli më pas për trashëgimtarët e mundshëm të Messit dhe Cristiano Ronaldon, që mund të ngjiten në skenë për të zënë vendin e tyre në këtë Botëror, teksa u shpreh:

Do të më pëlqente shumë që të ishte Neymar për talentin që ka, personin që është dhe kampionin që është bërë. Në disa momente edhe në të kaluarën për mua ka qenë më i mirë. Edhe Mbappe është i jashtëzakonshëm“.

Zyrtare: Ndërpritet ndeshja mes Shkupit dhe Shkëndijës

Malisheva trondit Prishtinën, Dukagjini dhe Trepça ’89 marrin fitore të mëdha në udhëtim