Kaka vjen me golin historik (VIDEO)

Leite Kaka ka shënuar golin e parë në fanellën e Orlandës në Ligën MLS.

Ai realizoi nga gjuajtja e lirë, për të shpëtuar skuadrën e tij nga humbja. “Kam shumë emocione, ishte goli im i parë për Orlandon në ligë, prandaj jam shumë i lumtur”, tha Kaka.

Orlando luajti 1:1 me New Yorkun, për të cilët luan David Villa.