Ish-futbollisti i njohur brazilian, duket se do të ndërmarrë këtë karrierë të re, pasi u shkëput nga fushat e lojës si futbollist.
Në ditët e fundit, ai ka nisur kursin për Licencën A në Federatën Braziliane dhe praktikën nuk do e kryejë në një vend dosido, por në klubin ku u bë i famshëm, Sao Paulo. Kaka është bërë pjesëtar i stafit teknik të trajnerit të këtij klubi, një tjetër emër i njohur si Roxherio Ceni, i cili drejton skuadrën aktualisht.
Kështu, në ditët në vijim ai do të jetë vëzhgues në pjesën e praktikës, por edhe do të zbresë vetë në fushë në rolin e trajnerit, për të ndihmuar në përgatitjen e ndeshjeve të skuadrës si pjesë e rrugëtimit të tij derisa të marrë licencat që ta lejojnë të drejtojë në elitën e futbollit brazilian e jo vetëm./PS/