Kaçe shpëton PAOK-un

Mesfushori shqiptar i PAOK-ut, Ergys Kaçe, është treguar vendimtar në fitoren e skuadrë së tij sot në udhëtim kundër Kerkyras, në kuadër të elitës së futbollit grek.

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë shënoi në minutën e 83-të, gol i cili ishte i vetmi në këtë takim. PAOK-u është në vendin e dytë të Superligës greke me 60 pikë të tubuara, 10 më pak se Olympiakosi që kryeson me 70 sosh dhe ka një ndeshje më pak të luajtur.