Kaçe drejt Gjermanisë, por PAOK-u …

Ka një arsye të qartë se përse te PAOK-u duan me çdo kusht që të rinovojnë kontratën me Ergys Kaçen, pavarësisht se aktualja përfundon në qershor të 2017-ës.

Sipas mediave greke (paokmania.gr), në drejtim të lojtarit shqiptar po interesohen disa klube gjermane dhe, për këtë arsye, te PAOK-u duan që të përfitojnë sa më shumë financiarisht.

Një kontratë afatgjatë tregon për gatishmërinë e grekëve për të mos e lëshuar mesfushorin për shifra të vogla, ndaj edhe presidenti Savides është gati t’i rrisë Kaçes edhe rrogën. Ndërkohë, aktualisht kampionati është pezulluar dhe lojtari gjen kohë që të argëtohet edhe më shumë.