Kabashi i lumtur në kurbet

Konkurrenca është shumë e fortë në Bayern Ligën e hendbollit, ka thënë për gazetën kombëtare ‘Bota sot”, Enis Kabashi, hendbollist i skuadrës gjermane TG Landshut. Kabashi tha se është adaptuar mirë në ekip dhe mëton të jap edhe më shumë në vazhdim të kampionatit.

Ish-hendbollisti i Prishtinës dhe anëtar i Përfaqësueses së Kosovës, shpreson se në fund të muajit prill do të arrijnë rezultat pozitiv edhe kundër Italisë. “Tetë ndeshje kam zhvilluar për ekipin TG Landshut dhe kushtet janë shumë të mira. Ekipi dhe qyteti në përgjithësi më kanë pritur shumë mirë”, deklaroi Enis Kabashi.