Kabashi: Besojmë në kualifikim, i bëj thirrje gjithë shqiptarëve të na përkrahin

Mbrëmja e djeshme ishte një nga ditët më të mira të futbollit kosovar. Kampioni në fuqi, Ballkani ka arritur fitore të jashtëzakonshme në udhëtim ndaj Shkupit me rezultat 1-2.

Golat e Rrahmanit dhe Korenicës në minutat 23′ dhe 67’të e bënë Ballkanin që në shtëpi ndeshjen kthyese ta luajnë më të qetë, duke besuar edhe më shumë në fazën e grupeve të garës më të re evropiane “Europa Conference League”.

Pas triumfit të Ballkanit në Shkup, ka folur për GazetaBlic Sport pronari i klubit, Arsim Kabashi i cili pavarësisht se beson në kualifikim thotë se klubin nga Suahreka e pret një punë e madhe në Prishtinë.

“Fitorja e djeshme është shumë e vlefshme, por është vetëm një fitore dhe kemi punë të madhe në Prishtinë”, tha fillimisht Kabashi.

Tutje Kabashi vazhdoi duke thënë se shpreson në përkrahje të madhe në Prishtinë nga tifozët shqiptarë dhe në veçanti nga klubet e Superligës së Kosovës.

“Besoj shumë në kualifikim pavarësisht punës së vështirë, shpresoj në përkrahje të gjithë tifozëve shqiptarë sidomos të klubeve të Superligës së Kosovës që na kanë përkrahur deri tani”, përfundoi ai.Kujtojmë që Ballkani mposhti Shkupin në udhëtim me rezultat 1-2, ku golat e fitores për Kampionët në fuqi të Kosovës i shënuan Albion Rrahmani dhe Meriton Korenica.

Ndeshja kthyese e Play Off-it mes Ballkanit dhe Shkupit luhet javën e ardhshme, aty ku skuadra kosovare ka rastin e artë të kualifikohet në grupet e Conference League.

Mediumi kroat shkuan për suksesin e Ballkanit ndaj Shkupit: Rruga e tyre, afër fazës së grupeve dhe krahasimi me mbrojtësin e Hajdukut

Christian Mba, ylli i ri në futbollin kosovar: Dua të shënoj shumë gola, një ditë do të largohem nga ky kampionat si Vedat Muriqi