“Ka probleme brenda ekipit, lojtarët nuk i binden strategjisë” – Sokoli tregon se çfarë po ndodh te Ballkani

Trajneri dhe analisti i futbollit, Bylbyl Sokoli, mendon se lojtarët e Ballkanit nuk i binden strategjisë së trajnerit të Ballkanit, Ilir Daja

Në emisionin ‘Dueli Sportiv’ në TV Dukagjini, Sokoli ka thënë se Ballkani ka probleme brenda ekipit.

Ai ka shtuar se me këtë ritëm nuk e sheh kampion në fund të sezonit.

“Unë kam bindjen që lojtarët nuk i binden strategjisë. Shikoni është shumë keq, nuk dëshiroj të kontribuoj në mirëvajtjen në klub, por kom bindjen që lojtarët nuk i binden. Këtë problem duhet me zgjedh presidenti i klubit dhe kryetrajneri. Arsim Kabashi dhe Ilir duhet të ulen dhe t’i sqarojnë pozicionet, sepse Ballkani ka shumë potencial. Ballkani ka probleme brenda ekipit, por këto probleme duhet të zgjidhen. Me këtë ritëm, as unë, as ndokush tjetër që e përcjellë rrjedhjen e dhjetë ndeshjeve të fundit, nuk e shohin kampion,” tha Sokoli.

Ballkani nuk ka fituar në tri ndeshjet e fundit në elitën e futbollit kosovar, ka barazuar ndaj Feronikelit’74 dhe Gjilanit, teksa ka pësuar disfatë nga Drita.

Një gol vendimtar, Modric i jep tre pikë të mëdha Realit përballë Sevillas

Kida zbulon se për Hazrollajn ka ofertë mbi 1 milionë euro