Ka përfunduar ndeshja e parë e Kosovës U17 ndaj Bullgarisë

Kombëtarja e Kosovës U17 me 12 prill udhëtoi drejt Sofjes së Bullgarisë. 

Ndërsa, sot zhvilloi miqësoren e parë ndaj kombëtares U17 të Bullgarisë.

“Dardanët” të udhëhequr nga trajneri Arsim Abazi barazuan pa gola 0-0 në takimin e parë.

Ndeshja e dytë miqësore zhvillohet më 16 prill (e premte) nga ora 17:00.

Këto dy miqësore janë të mirëseardhura për stafin e ri të Kosovës U17, por edhe për vetë futbollistët duke pasur parasysh se në vitin e kaluar për shkak të pandemisë UEFA kishte pezulluar të gjitha aktivitet e grupmoshave të reja.

/Gazeta Olle/