Ka përfunduar me këtë rezultat miqësorja Vllaznia – Gjilani

Sot është zhvilluar miqësorja ndërmjet Vllaznisë së Pozheranit dhe Gjilanit.

Skuadra e Superligës ka shënuar fitore me rezultat 3-1, shkruan Gazeta Olle.

Golat për të besuarit e Ismet Munishin erdhën nga debutuesi Donjet Shkodra me pas Oltion Rrapa dhe Muhamed Dubova.

Ishte kjo një ndeshje testuese pasi futbolli vendor është në pushim për shkak të ndeshjeve të kombëtareve.

“Skifterat” rikthehen më 16 tetor, ku do të përballen ndaj Ballkanit në ndeshjen derbi.

/Gazeta Olle/ 

Suedi – Kosovë, publikohen formacionet zyrtare

Kosova U19 pëson humbje minimale nga Gjeorgjia U19