Ballkani ka zhilluar sot miqësoren në udhëtim te skuadra e Ligës së Parë, Istogu, shkruan Gazeta Olle.
Suharekasit kanë shënuar fitore në stadiumin “Demush Mavraj”, me rezultat 1-3.
Golat për ekipin nga Superliga erdhën nga Albin Berisha (x2) dhe njërin e ka realizuar Lindon Emërllahu.
Suharekasit po kalojnë në formë fantastike, ku pas 13 xhirove gjenden në krye të Superligës, me 24 pikë të mbledhura.
Në anën tjetër, Istogu nuk e ka filluar si duhet edicionin e ri në Ligën e Parë. Bardhekaltrit gjenden në pozitën e tetë të Grupit A, me 12 pikë të tubuara pas 12 javësh.
/Gazeta Olle/