Klubet kosovare janë duke u përgatitur para fillimit të stinorit pranveror në futboll.
Dy skuadrat e Ligës së Parë, Besa dhe Istogu, kanë zhvilluar sot ndeshje miqësore, shkruan Gazeta Olle.
Takimin e zhvilluar në stadiumin “Tahir Vokshi” në Brestovik, e fitoi Besa me rezultat 2-1.
Pejanët e mbyllën pjesën e parë me epërsi 1-0, teksa në pjesën e dytë u shënua nga një gol në të dyja anët, me kuqebardhët që dolën fitues në fund.
/Gazeta Olle/