Ka përfunduar me këtë rezultat miqësorja Besa – Trepça ’89

Dy skuadrat e Ligës së Parë, Besa dhe Trepça ’89 kanë zhvilluar sot një ndeshje miqësore.

Mysafirët nga Mitrovica shënuan fitore të pastër me rezultat 2-0, shkruan Gazeta Olle.

Golat për Minatorët i realizuan Ardian Hasani dhe Armend Gashi.

Kujtojmë se të dy skuadrat e njohura kosovare, edicionin e kaluar ishin pjesë e Superligës.

Në këtë sezon, pejanët rrezikojnë rënien edhe nga Liga e Parë, teksa mitrovicasit janë në rrugën e duhur drejt rikthimit në elitën e futbollit kosovar.

/Gazeta Olle/

 

Zyrtare: Futbollisti i njohur largohet nga Llapi

Arbëria asesi të këndellet, mposhtet me rezultat të thellë nga skuadra e Ligës së Dytë