Ka ndërruar jetë në Siri, ish-futbollisti i Drenicës

Ish-futbollisti i Drenicës në elitën e futbollit kosovar, Hysni Kabashi, mësohet se ka ndërruar jetë në luftimet e Sirisë. Është Gazeta Ekspress që e ka publikuar një listë me emrat e disa të vrarëve e në mesin e tyre është edhe ai i Hysni Kabashit.

Ai po i mungon futbollit të Kosovës që nga viti 2014.

Futbollisti nga fshati Polac i Komunës së Skenderajt, e kishte ndryshuar dhe emrin në Ebu Sufjan.

Historia e Hysni Kabashit?

Hysni Kabashi vjen nga fshatit Polac i Komunës së Skenderajt. Në vitin 2009 nga skuadra e juniorëve u ‘gradua’ në ekipin e parë të Drenicës nga trajneri i atëhershëm Tahir Lushtaku. “Personalisht nuk kam ndonjë informatë nëse ka ndërruar jetë. Mund të kujtojë se sa ishte te Drenica, për afro tetë kilometra ka udhëtuar çdo ditë në këmbë për të ardhur në stërvitje. Mund të them se ka qenë një djalë shumë i veçantë nga të tjerët. Ka qenë shumë tip i mbyllur. Për dallim nga lojtarët e tjerë, ai kurrë nuk ka dal për të pirë kafe më askënd. Ka qenë shumë fetar”, ka zbuluar për ‘Gazetaolle.com, ish-trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku.

Talenti për sportin më të popullarizuar në botë, nuk i ka munguar Hysniut. “Ka pasur talent. Për futbollin me sa e di unë e ka lënë edhe shkollën e mesme. Ka qenë një lojtar që ka vepruar shumë mirë me topin dhe nuk i ka munguar sensi i golit”, përfundoi Tahir Lushtaku. /Olle/

kabahsi