Ka ndërruar jetë biznesmeni kosovar, njëri nga lobuesit e mëdhenj për t’i sjellur yjet në Përfaqësuesen e Kosovës

Ka ndërruar jetë biznesmeni i njohur kosovar, Zekirja Shahini, pronari i ndërrmarjes “Palma” me përfaqësi në Zvicër.

Përveç se një ndërrmarrës i suksesshëm, Shahini ka qenë njëri nga lobuesit kryesorë për t’i bindur yjet e Përfaqësueses së Kosovës ta veshin fanellën e Dardanëve, shkruan Gazeta Olle.

Ai ishte përfaqësues i FFK-së në Zvicër duke bërë një punë të jashtëzakonshme. Kishte një dashuri të veçantë për futbollin dhe miqësitë e tij të ngushta me një pjesë të madhe të futbollistëve të Kosovës, kanë ndikuar që ata pa hezitim ti thonë “PO” Përfaqësueses.

Shahini ka qenë gjithmonë edhe në krah të Fadil Vokrrit, kur filloi lobimi për pranimin e Kosovës në instancat më të larta të futbollit, por edhe pas pranimit kur kërkohej që të bindeshin sa më shumë futbollistë me renome ta përfaqësonin vendin tonë.

Padyshim se vdekja e Zekirja Shahinit, në një moshë kaq të re, është një humbje e madhe edhe për sportin. /Gazeta Olle/