Ka luajtur në Premier League, Ligue 1 e La Liga, Liria konfirmon bisedimet me Lacina Traoren

Lacina Traore është emri i madh që mund t’i bashkohet Lirisë me tu futur prizrenasit në elitën e futbollit kosovar.

Sulmuesi i Bregut të Fildishtë ka bërë karrierë të madhe, duke luajtur për CSKA Moskën, Evertonin, Monacon apo Sporting Gijon.

Kryetari i klubit, Qemal Krasniqi ka konfirmuar bisedimet me Lacina Traoren, derisa ka shtuar se do të kenë transferime kualitative.

Njoftimi i plotë nga KF Liria:

Aktuale te KF Liria
Priten transferime kualitative
Liria ka nis përgatitjet për edicionin e ri 2023-2024.
“Të vetëdijshëm që Superliga është nivel tjetër, kemi nisur edhe me përgatitjet e para rreth transfereve të mundshme.Dy ditët e fundit, në opinion kan qarkulluar emra të ndryshëm, që mund të jenë pjesë e skuadrës në stinorin e ri.
Traore, ish futbollist i Monacos, është njëri ndër ta.Me sjelljen e transfereve, merret eksluzivisht Rahman Kiqe, pronar i klubit, që është dhe menagjer i njohur në këtë sferë. Ende, ska asgjë zyrtare. Në momentin, që arrihet marrëveshja me cilindo futbollist, ajo do të bëhet publike në faqen zyrtare të klubit”, ka thënë kryetari i Lirisë, Qemal Krasniqi. /Gazeta Olle/

Kosova grumbullohet sot, stërvitja e parë pasdite

Zyrtare: Liverpooli transferon Alexis Mac Allister