Ka lënë pas lëndimin, Potoku gati për sezonin e ri

Mbrojtësi i krahut të majtë, Arbër Potoku, pritet të jetë i gatshëm për sezonin e ri në Superligën e Kosovës në futboll.

Një prej lojtarëve me të rëndësishëm të therandasit, i mungoi Ballkanit në ndeshjet miqësore në fazën përgatitore të zhvilluar në Turqi, ani pse Potoku ishte i grumbulluar atje.

Mbrojtësi me përvoj, pati një lëndim në këmbën e djathtë, por duket se tashme e ka lënë anash pas punës së madhe të tij në fazën rikuperuese.

Trajneri Bekim Isufi, pritet ta ketë një force shtesë ne fillim të kampionatit, me rikuperimin e Arbër Potokut, që ta nis sa më mirë aventurën e tij të parë si kryetrajner i Ballkanit.

Arbër Potoku: Ballkani deri më tani e meriton titullin kampion - Suhareka Online

Duhet kujtuar se ndeshjen e pare portokallinjtë e luajnë si vendas ndaj skuadrës së rikthyer sivjet në elite, Dukagjinit.

Për sekondë, minutë, orë, ditë, javë dhe muaj – paga e majme e Messit te Paris Saint-Germain

E konfirmon Federata e Basketbollit, ndeshjet zhvillohen me tifozë