Ka harruar si shënohet në Superligë, por në stërvitje realizon këtë supergol

Feronikeli e ka uruar Bedri Grecën për ditëlindjen e tij të 30-të me një video të xhiruar gjatë stërvitjeve të djeshme të skuadrës, shkruan Gazeta Olle.

Greca ka realizuar het-trik në takimin e parë të sezonit kundër Gjilanit, duke i bërë njerëzit të besojnë se ai do të jetë një nga golashënuesit më të mirë të këtij sezoni.

Që atë ndeshje shumë gjëra kanë ndryshuar, Greca nuk ka arritur të gjejë rrugën për tek rrjeta tani e 6 ndeshje.

Megjithatë, 30 vjeçari duket se goditjet në stërvitje i ka shumë më të sakta se në ndeshjet e fundit.

Në videon e postuar nga Feronikeli, Greca shihet teksa realizon një supergol dhe e lë të fjetur portierin./GazetaOlle/