Ka firmosur prej kohësh, por Ten Hag nuk mund të flasë me Man Unitedin – ja rregulli i veçantë që Ajax i ka vendosur palëve

Erik Ten Hag është zyrtarizuar disa ditë më parë si trajneri i ri i Manchester Utied për sezonin e ardhshëm.

Tekniku holandez është ende nën kontratë me klubin e Ajax, i cili për mos të ndërlikuar luftën e tij për titull dhe situatën në skuadër ka vendosur një rregull për trajnerin dhe klubin e tij të ri.

Sipas raportimeve nga “ESPN”, Ajax i ka ndaluar Ten Hag të ketë komunikim me skuadrën e tij të re 48 orë para një ndeshje që Ajax do të zhvillojë.

Ky vendim është marrë si një mënyrë evitimi për çdo gabim të mundshëm të teknikut në luftën për titull.

Ajax gjendet në vendin e parë të renditjes me 4 pikë diferencë nga vendi i dytë, PSV, me 4 sfida ende për t’u luajtur. /ps/

Caktohen gjyqtarët e xhiros së 32-të në Superligë, ja kush e drejton derbin e javës

Rudiger tek Reali, zbulohen shifrat e transferimit