Ka filluar organizimi i Javës Evropiane të Sportit 2023

Komiteti Olimpik i Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë për Kulturë, Rini e Sport, ka organizuar sot edicionin e pestë të konferencës “Forumi për Sportin”, që u mbajt në kuadër të Javës Evropiane të Sportit 2023.

Presidenti i KOK-ut, foli për mikpritjen e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030, si dhe organizimin e forumit ndërkombëtar Platforma Evropiane e Sportit 2024.

Koordinatori nacional i Javës Evropiane të Sportit në Kosovë, Ibër Alaj, foli për aktivitetet e organizuara dhe rëndësinë që ka marrja me aktivitete fizike.

Konferenca është mbajtur në Hotel Swiss Diamond dhe u zhvillua në formë të panelit, ku panelistë krahas koordinatorit Alaj, ishin edhe sekretari i përgjithshëm i KOK-ut, Besim Aliti, drejtori i sportit në Komunën e Prishtinës, Granit Rugova, trajnerja e gjimnastikës, Abeliana Bregu dhe gjyqtarja e tenisit, Blearta Ukëhaxhaj, njëherit ambasadore e Kosovës për promovimin e vlerave olimpike në garat e EYOF-it.

Panelistët folën për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030, si dhe të qenit aktivë me aktivitete fizike, derisa të pranishmit, që kryesisht ishin drejtues të federatave sportive, përfaqësues të MKRS, dekani i FEFS, Musa Selimi, patën mundësinë të diskutojnë për LM Prishtina 2030, duke kërkuar njëkohësisht sqarime të nevojshme në lidhje me mënyrën e organizimit dhe investimeve që do të bëhen nga Qeveria e Kosovës.

Java Evropiane e Sportit 2023 ka nisur më 23 shtator dhe mbyllet nesër (30 shtator).

Albion Rrahmanin nuk e shesin për asnjë çmim në janar” – aksionari i Rapid flet për sulmuesin në formë

Dy ndeshje të mëdha e presin Ballkanin, Xhebrailat kanë një thirrje për të gjithë qytetin e Suharekës