“Ka eksperiencë, grintë dhe është i vetmi mesfushor që ka luajtur në Evropian” – Sylvinho tregon arsyen e ftesës për Abrashin

Amir Abrashi rikthehet në Kombëtaren e Shqipërisë dhe ka marrë ftesë për në Kampionatin Evropian ‘Euro 2024’.

Trajneri Sylvinho e ka përfshirë në listën prej 27 futbollistëve, ku në fund do të largohet një nga ta.

Padyshim që befasia ka qenë ftesa e Amir Abrashit, një futbollist që gjithmonë ka dhënë maksimumin për Kombëtaren shqiptare në 11 vite sa ka luajtur për kuqezinjtë.

Abrashi nuk ishte ftuar në muajt e fundit, por tani Sylvinho e ka ftuar dhe ka arsyetuar ftesën që ka bërë për kapitenin e skuadrës zvicerane Grasshoppers.

“Abrashi është një lojtar me shumë eksperiencë. Është i vetmi mesfushor që ka luajtur në Euro 2016 dhe ai ka një grintë, ka bërë gjithmonë mirë me Kombëtaren”, tha Sylvinho.

Befasitë e grumbullimit, Sylvinho ka vendosur për Abrashin

Surpriza më e madhe në listën e Shqipërisë: Kush është Medon Berisha, i ftuari “special” i Sylvinhos për Euro 2024