Ka disa ditë që po stërvitet me klubin, Shqiprim Taipi tashmë zyrtarisht pjesë e skifterëve

SC Gjilani ka njoftuar për nënshkrimin e rradhës, Shqiprim Taipi është zyrtarisht lojtar i kuqebardhëve.

Mesfushori me tipare difensive, vije pas një sezoni të kaluar në ligën e Kazakistanit, te skuadra e Kaspiy Aktau, shkruan Gazeta OLLE.

Taipi do jetë një forcë shtesë për skuadrën e Gentian Mezanit, ndërsa stërvitjet i ka filluar ditë më parë me skifterët.

Gjilani po lufton fuqishëm për të u larguar nga pozita që dërgon skuadrat në Play Out, ku në fundjav pret Dukagjinin në shtëpi.

/Gazeta OLLE/

Sandro Tonali është në telashe serioze, italiani është përfshirë në të paktën 50-të raste në baste sportive në Angli

Peja është skuadra e tretë gjysmëfinaliste e Final 8 Liga Unike Lajthize